Fjalimi i kryeministrit me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010

Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Kosovës kudo që jeni;
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së,
Të nderuar demokratë të Kosovës,

Fitorja është e jona-urime fitorja


Fitorja jonë është referendum qytetar për qeverisjen e mirë të PDK-së- është besim në vizionin tonë për të ardhmen.

Me lejoni që nga thellësia e shpirtit tim, t’ju uroj juve, qytetarëve të Republikës së Kosovës kudo që janë, t’ju uroj fitoren e madhe demokrateve të Kosovës, t’i uroj Kosovës, fitoren e madhe të demokracisë dhe vlerave euro-atlanike.

Sot foli dhe vendosi qartë vullneti i qytetarëve të  Kosovës.

Sot foli Kosova evropiane, sot foli Kosova euroatlantike.

Zgjedhjet sot ishin edhe refernedum për të ardhmen evropiane.

Sot folën dhe vendosën evropianët më të rijnë.

Kosova foli qartë dhe njëzëri, ne e shprehem vullnetin tonë për vlerat europiane.

Ndërsa, tani Kosova me plotë të drejtë që edhe Bashkimi Evropian të flet njëzëri dhe qartë për të ardhmen tonë evropiane.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, dhe poashtu edhe Evropa nuk duhet të humbas kohë.

Tashmë, rruga e jonë për të ecur përpara është e konfirmuar.

Me votën e tyre për Partinë Demokratike të Kosovës, qytetarët e Kosovës folën zëshëm dhe qartë që mbi çdo interes tjetër, mbi çdo parti është së pari Kosova.

Urime fitorja Kosovë-urime popull i dashur i Kosovës.

Fitorja është e jona-urime demokrat të Kosovës.

Të dashur qytetar të Kosovës evropiane

Para 3 vitesh,
mu në këtë sallë, e nisëm rrugëtimin tonë për ta ndryshuar vendin për të mirë.

Ishte rrugëtim që i vuri interesat e shtetit tonë mbi çdo interes tjetër, qoftë ai partiak apo grupor.

Ishte rrugë që filloi me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.

Ishte rrugë që vazhdoi me ndërtimin e Kosovës së shpresës, të mundësive për çdo qytetar, burra, gra, fëmijë.

Të Kosovës evropiane, të Kosovës me të cilën mund të krenohemi.

Të nderuar qytetarë të Kosovës evropiane;

Demokratë të bashkuar;


Në tri vitet e kaluara të qeverisjes sonë, ne kemi bërë progres të madh.

Të bashkuar e shpallem veten të lirë dhe të pavarur.

Ndërtuam shtetin tonë dhe vendosëm themelet e sigurta për ardhmërinë tonë.

Konsoliduam dhe forcuam shtetin tonë.

Të bashkuar, ndërtuam shkolla të reja dhe u dhamë fëmijëve tanë shkollimin modern.

Ndërtuam rrugë të reja anekënd vendit tonë duke krijuar një infrastrukturë moderne.

Veteranëve dhe pensionistëve tanë ju siguruam pensionet që i kanë merituar.

Kosovën, nga terri i trashëguar, e nxorëm në dritë, duke siguruar furnizim me energji elektrike.

Kemi ulur taksat për bizneset për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të hapur vende të reja pune.

Kjo s’do të ishte e mundur pa përkrahjen, fuqinë dhe unitetin e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Mbështetja e juaj për vendimet tona është meritore për suksesin tonë si qeveri, për të ardhmen e sigurtë të vendit tonë.

Ju falënderoj të gjithëve që na e dhatë mundësinë që ëndrrat e juaja para 3 vitesh t’i bëjmë realitet.

Por, rruga drejt të ardhmes më të mirë nuk ka përfunduar këtu.

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës

Të dashur demokrat të bashkuar të Kosovës


Ne nuk do të mjaftohemi kurrë me atë që kemi arritur.

Kemi bërë shumë- kemi edhe shumë për të bërë.
 
Sfidat me të cilat po përballemi nuk njohin kufij ose përkatësi politike.

Ato janë sfidat të Kosovës-Kosovës evropiane.

E sonte qytetarët tanë të dashur e dhanë një sinjal të qartë për të gjitha partitë politike: që të punojmë bashkë për Kosovën.

Mesazhi i tyre, të cilin më së mirë gjithmonë e pranon Partia Demokratike ishte i qartë:

“ Ata sot me votën e tyre të shenjtë, na thanë që ne të bashkuar ti tejkalojmë sfidat tona.

Që ti lemë anash ndasitë politike dhe ta çojmë Kosovën të bashkuar përpara”.

Ndërsa përgjigjja ime sonte është e thjeshtë dhe njerëzore.

Unë ju them që kur i dëgjojmë zemrat tona dhe e pyesim veten se çka është e drejtë për vendin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, kur i lëmë anash ndasitë, kur i përveshim mëngët dhe punojmë të bashkuar, atëherë Kosova fiton.

Qytetarë të Kosovës;

Sonte dua t’ju drejtohem botës demokratike.

Sonte, Kosova, edhe njëherë, e dëshmoi që ne jemi shtet ligjor dhe i parimeve demokratike.

Jemi shtet demokratik dhe këtë e dëshmuam duke kryer me dinjitet të lartë detyrën më të shenjtë të demokracisë: duke shfrytëzuar të drejtën e votës së lirë.

Procesi zgjedhor e dëshmoi sërish që ne jemi vend demokratik dhe të lirë, vend i cili aspiron të jetë anëtar i aleancës euroatlantike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ne i dëshmuam vetes dhe botës se ne jemi vend demokratik kur qytetarët kanë të drejtë të votojnë lirshëm dhe e ushtrojnë lirshëm këtë të drejtë.

Tani ne presim me të drejtë, që shumë shpejt, pa vonesë, të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Sepse pikërisht për këtë votuan sot qytetarët e Kosovës.

Unë jam krenar të jem kryeministri i Kosovës, kryeministri i juaj që këtë vullnet tuajin t’a bëjë realitet.

Evropa duhet ta përqafojë Kosovën si partner i përgjegjshëm në gjirin e vetë.

Të dashur qytetarë,

Dita e nesërme është fillim i një epoke të re të vazhdimit dhe fuqizimit të punës.

Unë u jam mirënjohës qytetarëve të Kosovës për këtë mundësi.

Ju me keni dhënë përgjegjësi të reja të cilat nuk janë edhe të lehta.

Ju faleminderit për këtë nder.

Unë ju garantoj që do çdo ditë, çdo çast, do ta kem para vetes këtë përgjegjësi ndaj jush.

Le të vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë një Kosovë më krenare, më të fuqishme dhe më të mirë për fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë. 

Prapa

Shpėrndaje artikullin:

Kalendari i aktiviteteve

Gusht 2014
H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031