Historiku
Partia Demokratike e Kosovës u themelua në një moment të veçantë të historisë sonë. Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosjes së forcave ndërkombëtare, fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës u krijuan kushtet e përshtatshme për veprimtari politike.
PDK është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK -së dhe e sistemit të vlerave politike kombëtare për liri demokraci e pavarësi të Kosovës .
Partia Demokratike e Kosovës u themelua me 10 tetor të vitit 1999.
Deri me sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur 3 Kuvende Zgjedhore dhe dy Kuvende të Punës.
Që nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është z. Hashim Thaçi. Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë.
Organ më i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës është Këshilli Drejtues i cili sot numëron 106 anëtarë. Këshilli Drejtues zgjedh me procedurë të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë.
PDK ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti në terren mbulohet nga 32 degë.
Organ Ekzekutiv i PDK- së është Kryesia e cila zgjedhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë.
Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe në Republikën e Kosovës dhe është e përfaqësuar me 37 deputetë në Kuvendin e Kosovës. PDK udhëheqë me institucionet më të rëndësishme në vend, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. Kryeministër i Kosovës është Kryetari i PDK-së, z.Hashim Thaçi ndërsa Kryetar u Kuvendit të Kosovës është Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së z.Jakup Krasniqi. Përveç udhëheqjes së Qeverisë së Kosovës, PDK merr pjesë në Qeveri edhe me një Zëvendëskryeministër dhe 6 Ministra.





