Programi dhe Statuti

Kongresi i tretë Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbajtur, më 8 dhe 9 tetor 2005 në Prishtinë, miratoi:

S T A T U T I N
E
PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS


Dispozitat e përgjithshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është parti politike, e pavarur dhe unike, e anëtarëve, të cilët organizohen dhe veprojnë me qëllim të përmbushjes së detyrave programore.

Emri, selia, fushëveprimi

Neni 1


1.1 Emri i partisë është: Partia Demokratike e Kosovës.
1.2 Shkurtesa e partisë është: PDK.
1.3 PDK është e organizuar në Kosovë dhe mërgatë.
1.4 Organizimi, funksionimi dhe vendimmarrja bazohen në parime demokratike.
1.5 Selia e PDK-së është në Prishtinë.

1.6 Emblema e PDK-se është

1.7 Logoja e PDK-së është

1.8 PDK ka Flamurin e vet në përpjestim 2:1, me ngjyrë të kuqe, në mes është i vendosur simboli (emblema) i Partisë.
1.9 Gjatë fushatave zgjedhore dhe manifestimeve publike të PDK-së, Flamuri i Partise mund të ketë edhe ngjyra të tjera dhe llogoja mund te perdoret ne flamur.

Anëtarësimi

Neni 2


2.1 Në PDK mund të anëtarësohet çdo qytetar, i cili pranon Programin dhe Statutin,i cili më parë e ka plotësuar Fletanëtaresimin. Mosha më e re për t'u pranuar në PDK është 16-vjeç.

Neni 3

3.1 Për pranimin e anëtarit në PDK vendos Kryesia e Seksionit ose Nëndeges brenda katër javësh nga aplikimi i konkurruesit. Pranimin e aprovon Kryesia e Nëndegës në mbledhjen e parë të ardhshme,
3.2 - Anëtari i posa pranuar pajiset me Librezen e Partise dhe evidentohet në regjistrat e saj.
3.3 Në rast të refuzimit të kërkesës për pranim, konkurruesi,kandidati ka të drejtë t'i ankohet Kryesisë së Degës. Vendimi i Kryesisë së Degës është përfundimtar.
3.4 Çdo anëtar i PDK-së duhet të jetë anëtar i një Seksioni ose Nëndege

Neni 4

4.1 Anëtari mund të largohet, terhiqet apo përjashtohet nga Partia.
4.2 Anëtari që tërhiqet eshte i obliguar ta dorëzoj Librezën e Partise.
4.3 Pas largimit apo përjashtimit, anëtari humb çdo të drejtë që ka pasur në raport me PDK-në, me komisionet e kontrollit apo me anëtarët e partisë veç e veç,
4.4 Tërheqja ose perjashtimi evidentohen në regjistrat baze te Partise.
4.5 Kërkesa për ripranim në PDK të një personi, i cili më parë ka qenë i përjashtuar nga Partia, duhet t'i drejtohet Kryesisë së Seksionit ku ai banon.
Para se të vendoset mbi kërkesën për ripranim duhet të dëgjohet organi i cili ka kërkuar përjashtimin e tij. Të dy palët kanë të drejtë që kundër vendimit t'i drejtohen Kryesisë së Deges të PDK-së.

Neni 5

5.1 Anëtari i PDK-së ka keto të drejta dhe obligime:
5.2 Të merr pjesë në përcaktimin dhe në realizimin e politikës partiake.
5.3 Të ndërmerrë nisma, të cilat nuk janë në kundërshtim me Statutin dhe Programin e PDK-sëdhe t'ua prezantojë organeve vendimmarrëse,
5.4 Të zgjedh dhe të zgjedhet në organet e PDK-së.
5.5 Të propozohet si kandidat i PDK-së në listat zgjedhore për zgjedhje parlamentare apo komunale.
5.6 Të jetë i informuar për punën e organeve të PDK-së,
5.7 Të merr pjesë në aktivitetet përkatese te PDK-së.
5.8 Të realizojë të drejtat dhe t'i përmbushi obligimet tjera të parapara me Program, me Statut dhe me akte e vendime të tjera.

Neni 6

6.1 Anëtari i PDK-së nuk ka të drejtë të jetë anëtar i një partie tjetër politike. E njëjta gjë vlen edhe për veprimtaritë, kandidaturat apo mbledhjet e nënshkrimeve nga ana e një partie tjetër politike që janë në kundershtim me Programin dhe Statutin e PDK-se.
6.2 Anëtari i PDK-së nuk ka të drejtë të kandidohet për një funksion, nëse më parë Partia e ka nominuar një kandidat tjetër,
6.3 Anëtari i PDK-së nuk ka të drejtë të angazhohet në ndonjë shoqatë apo organizatë, për të cilën Kryesia dhe Këshilli Drejtues, vlerësojnë se vepron kundër PDK-së.
6.4 Anëtari PDK-së nuke ka të marre pjese ne manifestime qe bien ndesh me qendrimin politik të Partisë.
6.5 Vendimet e Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues i obligojnë të gjitha organet e PDK-së.

Mënyra e organizimit

Neni 7


7.1 PDK është e organizuar në seksione, nëndegë, degë dhe në nivelin qendror.
7.2 Seksioni eshte baza e organizimit te PDK-së i cila përbëhet nga e gjithë anëtarësia e lokalitetit që përfshin: Seksioni, Kryesia prej 5 - 7 dhe Kryetarin, te cilin e zgjedh Kryesia e Seksionit.
7.3 Nëndega përbëhet se paku nga dy Seksione. Nëndega përbehet nga: Kuvendi delegatët e së ciles i delegojnë Seksionet, Kryesia dhe Kryetari, te cilin e zgjedh Kryesia,
7.4 Dega eshte forma me e larte e organizimit te Partisë ne nivel Komune, Dega i pershtatet organizimit te pushtetit vendor. Dega konstituohet me vendimin e KD te PDK-së. Dega eshte pergjegjese per organizimin dhe funksionimin e Seksioneve dhe te Nëndegëve. Organet e Deges jane:Kuvendi,Keshilli i Degës,Kryesia dhe Kryetari të cilin e zgjedhëKryesia, Kryesia e Degës përbëhet prej 13-17 anëtarë.
7.5 Në kuadër të PDK-së funksionon Organizata e Gruas Demokratike dhe Organizata e Rinisë Demokratike, te organizuara ne nivelin e Degeve dhe nivelin qendror te Partise.Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të tyre përcaktohet me rregullore të veçanta, të cilat i miraton Këshilli Drejtues.
RDKdheGDK perfaqësohen në strukturat e Partisë së paku me 20/.
7.6 PDK-ja mund te organizohet edhe në mërgatë, në mënyrë që anëtarëve të cilët jetojnë jashtë vendit t'u jepet mundësia në sendërtimin e politikës së PDK-së dhe dhënien e mbështetjes për realizimin e qëllimeve të tyre.
7.7 Për mënyrën e organizimit të tyre vendosin KD dhe Kryesia e Partisë.
7.8 Mënyra e organizimit në Degë, Nëndegë dhe Seksione, fushëveprimi dhe kompetencat, përcaktohen me rregullore të veçanta, të cilat i miraton Këshilli Drejtues.

Neni 8

8.1 Angazhimi i strukturave te PDK-se bëhet mbi bazën e Programit dhe te Statutit të Partisë si dhe qendrimeve te strukturave udhëhëqese të PDK-se.
8.2 Për kryerjen e punëve profesionale dhe administrative - teknike, formohet shërbimi profesional,
8.3 Fushëveprimtaria, mënyra e organizimit, numri i punëtorëve dhe obligimet e tyre, caktohen me rregulloret mbi sistematizimin në shërbimin profesional, të cilat i miraton Këshilli Drejtues.
8.4 Për detyra të veçanta, me propozim te Kryesisë dhe vendim te KD, formohen grupe të posaçme. Veprimtaria e tyre caktohet sipas parimeve që i përcakton Këshilli Drejtues. Këto grupe kanë të drejtën e fjalës edhe në Kongresin e Përgjithshëm vetëm për fushat për të cilat ato janë përgjegjëse.

Neni 9

9.1 Kryesia e PDK-së mund të formojë grupe ekspertesh për çështje të veçanta profesionale, ku mund të bëjnë pjesë edhe njerëz të cilët nuk janë anëtarë të PDK-së.

Shkarkimet nga funksionet partiake

Neni 10

10.1 Kompetent për shkarkim nga funksioni partiak është organi që ka bërë zgjedhjen.
10.2 Personi i shkarkuar nga funksioni ka të drejtë të ankohet në instancat më të larta të PDK.
10.3 Afati për t'u ankuar është dy javë, duke filluar nga momenti kur personit të shkarkuar i është dorëzuar vendimi me shkrim.

Pagesa e anëtarësisë

Neni 11


11.1 Çdo anëtar është i obliguar të paguajë anëtarësinë,
11.2 Lartësia e anëtarësisë përcaktohet me vendim të Këshillit Drejtues.
11.3 Nuk ka të drejtë të kandidohet për funksione partiake dhe të përfshihet në listat e PDK-së për zgjedhje lokale apo qendrore,anëtari i cili nuk e ka paguar anëtarësinë më shumë se gjashte muaj.

Raportimi

Neni 12


12.1 Për cdo tre muaj Kryesia e PDK-së i jep raport me shkrim KD per punët e kryera.
12.2 Për çdo tre muaj të vitit Kryesitë e Degëve i dërgojnë raporte me shkrim Kryesisë së PDK-së, ku përshkruhet aktiviteti i tyre, numri i anëtarëve, gjendja politike dhe ekonomike, të hyrat dhe të dalat, si dhe përdorimi i mjeteve financiare etj.
12.3 Kryesitë e Nëndegëve per cdo tre muaj, për punët e kryera i raportojnë Kryesive te Degëve.
12.4 Anëtaret e Kryesive, në të gjitha nivelet per cdo muaj, per punet e kryera I raportojne Kryesive gjegjëse.
12.5 Komisionet profesionale në të gjitha nivelet, janë te obliguara t'ju raportojnë Organeve qe i kane themeluar per punët e kryera.

Organet drejtuese

Kongresi


Neni 13


13.1 Kongresi i PDK-së është organi më i lartë i Partisë.
13.2 Kongresi për nga natyra e punës, është Zgjedhor I Punës dhe i Jashtezakonsh Kongresi zgjedhor mbahet cdo dy vjet,
13.3 Kongres pune ( Kongres ose Konferencë te punës se Partisë), i cili mbahet cdo vjet, Kongresi i jashtëzakonshëm (neni 19).
13.4 Kongresi përbëhet nga:
a) delegatë të zgjedhur përpjestimisht me numrin e anëtarëve, të evidencuar në raportin e fundit para caktimit të datës së mbajtjes së Kongresit (degët raportojnë sipas nenit 12),
a) Anëtarët e Kryesisë së PDK-së,
b) Anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së,
c) Ministrat nga radhet e PDK-se,
d) Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Neni 14

14.1 Kongresin zgjedhor e thërret Këshilli Drejtues i PDK-së,
14.2 Vendin dhe datën e mbajtjes së Kongresit e cakton Këshilli Drejtues.

Neni 15

15.1 Për datën e mbajtjes së Kongresit, delegatët informohen së paku 3 muaj më herët. Përveç ftesës, delegatët duhet ta marrin edhe propozimin për rendin e ditës.
15.2 Mënyra e punës së Kongresit përcaktohet me Rregullore të Punës.
15.3 Kërkesat, ankesat dhe parashtresat, të cilat vijnë nga organet e ndryshme të PDK-së, duhet t'i dorëzohen Kryesisë, së paku tetë javë para mbajtjes së Kongresit,
15.4 Kërkesat, të cilat nuk respektojnë këtë afat, mund të futen në rendin e ditës vetëm me vendim të veçantë të Kongresit.

Neni 16

16.1 Kongresi i zhvillon punimet nëse vërtetohet se marrin pjesë më shumë se gjysma e delegatëve me të drejtë vote,
16.2 Kongresi zgjedh Komisionin verifikues,Kandidues dhe Komisionin zgjedhor,
16.3 Vendimet në Kongres merren me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm,
16.4 Vendimet që merren në Kongres , duhet t'u dërgohen të gjithë delegatëve.

Neni 17

17.1 Kongresi verifikon mandatet, zgjedh Kryesinë e punës dhe miraton rendin e ditës.

Kongresi vendos për këto çështje:
- Miraton Programin e Partisë,
- Miraton ndryshimet dhe plotësimet në Statut
- Miraton Regulloren e Punes,
- Miraton rezoluta,
- Shqyrton raportin mbi aktivitetin e Kryesisë, të Kryetarit dhe të Këshillit Drejtues,
- Zgjedh Këshillin Drejtues,
- Zgjedh Kryetarin,
- Shqyrton dhe merr vendime lidhur me ankesat dhe parashtresat, të cilat i paraqiten Kongresit,
- Zgjedh Komisionin Statutar,
- Zgjedh Komisionin e Arbitrazhit - variant (i Garancive Statutore),
- Zgjedh Komisionin e Kontrollit Financiar

Neni 18

18.1 Me qëllim të shqyrtimit të ankesave dhe parashtresave, Kongresi formon Komisionin për Parashtresa dhe Ankesa, i cili i raporton Kongresit.
18.2 Në rast se ndonjë delegat konsideron se ankesa apo parashtresa e tij, pa të drejtë, nuk është marrë parasysh nga komisioni kompetent, ai mund t'i drejtohet Kongresit me kërkesë që ta përfshijë në rend të ditës.
18.3 Vendimi i Kongresit është përfundimtar,
18.4 Komisioni përbëhet nga pesë anëtarë: 3-delegatë të Kongresit dhe 2 anëtarë të Këshillit Drejtues.

Neni 19

19.1 Kongresi i Jashtëzakonshëm duhet të thirret nese këtë e kerkojne:
a) Kongresi i Përgjithshëm,
b) Këshilli Drejtues,
c) 12 e delegatëve, që kanë marrë pjesë në Kongresin e fundit dhe
d) 13 e degëve.

Neni 20

20.1 Për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm, delegatët duhet të njoftohen katër javë përpara.
20.2 Së paku pesë ditë para mbajtjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm, materialet duhet t´u dërgohen delegatëve
20.3 Në raste të tilla Kongresi i Jashtëzakonshëm zbaton procedurat e njejta.

Këshilli Drejtues

Neni 21


21.1 Këshilli Drejtues është organi me i larte politik i PDK-së brenda Kongreseve
21.2 Përbërja dhe numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues përcaktohet me vendim të posaçëm të Kongresit, Keshilli Drejtues përbëhet prej 81 anëtarëve.
21.3 Anëtaret e Këshillit Drejtues zgjedhen në Kongresin Zgjedhor, me mandat dyvjeçar, nga lista e Komisionit Kandidues te propozuar nga Kryesia dhe e plotësuar me propozime nga delegatët e Kongresit. Çdo propozim duhet të arsyetohet nga propozuesi.
21.4 Radhitja e kandidatëve në fletëvotim duhet të jetë sipas rendit alfabetik.
21.5 Këshilli Drejtues mund të shqyrtojë dhe të merrë vendime, nëse në mbledhje marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimet merren nëse për to votojnë shumica e anëtarëve të pranishëm.
21.6 Mbledhjet e Këshillit Drejtues mbahen së paku çdo tre muaj,
21.7 Mbledhjen e Këshillit Drejtues e thërret Kryetari i PDK-së, Kryesia dhe 1/3 e anëtarëve te KD.
21.8 Pjesëmarrja e anëtarëve të Këshillit Drejtues në mbledhje është e obligueshme. Mospërmbushja e këtij obligimi dhe mungesat e paarsyeshme në tre mbledhje radhazi, rezulton me pushim të mandatit të anëtarit të Këshillit Drejtues.
21.9 Zëvendësimi i anëtarëve të larguar bëhet nga kandidatët që në listen e votimit për KD kanë pasur me shumë vota.
21.10 Në mbledhje të veçanta të KD, me vendim të Kryesisë, mund të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të udhëhequra nga PDK-ja, por pa të drejtë vote.

Fushëveprimi i Këshillit Drejtues

Neni 22


22.1 Këshilli Drejtues jep propozimet për Program dhe Statut të PDK-së.
22.2 Miraton Rregulloren për punën e vet dhe planin e punës.
22.3 Miraton rregullore tjera në kompetencën e vet, të përcaktuara me Statut,
22.4 Zgjedh Sekretarin e Pergjitheshem dhe anëtarët e Kryesisë,
22.5 Zgjedh komisionet, këshillat dhe trupat punuese nga lëmenj të ndryshëm.
22.6 Miraton llogarinë përfundimtare dhe buxhetin për vitin vijues.
22.7 Miraton Programin dhe Platformën Zgjedhore.
22.8 Zgjedh Shtabin Qendror Zgjedhor të PDK-së.
22.9 Miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme dhe komunale,
22.10 Themelon degë të reja apo i shuan degët, të cilat nuk u përmbahen Programit, Statutit dhe rregulloreve të PDK-së.
22.11 Vendos lidhur me pjesëmarrjen në koalicione para dhe pas zgjedhjeve.

Neni 23

23.1 Puna dhe funksionimi i Këshillit Drejtues përcaktohet me rregullore të veçantë.

Kryetari i PDK-së

Neni 24


24.1 Kryetari i PDK-së:

- Përfaqëson PDK-në në organe vendore,
- Përfaqëson PDK-në në organe dhe organizma ndërkombëtarë,
- Udhëheq punën e organeve të PDK-së,
- Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues,
- Propozon nënkryetarët dhe sekretarët e PDK-së,
- Propozon komisione dhe trupa punues për lëmenj të ndryshëm,
- Propozon përbërjen e delegacioneve të PDK-së për takime brenda dhe jashtë vendit,
- Kryen punë të tjera, të parapara me Statut dhe rregullore.

24.2 Mandati i Kryetarit zgjatë dy vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
24.3 Për punën e vet Kryetari i përgjigjet Kongresit, Keshillit Drejtues dhe Kryesise,
24.4 Për dëmtim të interesave të PDK-së dhe për keqpërdorim të postit, Kryetari mund të shkarkohet nga funksioni edhe para mandatit.
24.5. Procedurën e shkarkimit mund ta inicojë Kryesia, Këshilli Drejtues dhe e degëve të PDK-së.
24.6 Lidhur me kërkesën për shkarkimin e Kryetarit vendos Kongresi i Jashtëzakonshëm, që thirret nga Kryesia ose Këshilli Drejtues, me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm.

Neni 25

25.1 Sekretari i Përgjithshëm koordinon punët e pergjithshme te Partisë, drejton administraten qendrore te Partisë, përgatit dhe organizon fushatat e zgjedhjeve.
25.2 Sekretari i Përgjithshëm, në marrëveshje me Kryesinë, emëron përgjegjësit per ceshtje te caktuara në nivelin qendror dhe lokal.
25.3 Dispozitat e nenit 26.2 - 26.6, vlejnë edhe për Sekretarin e Përgjithshëm.
25.4 Funksioni i Sekretarit te Pergjithshem është i papajtueshem me funksionin e ministrit.
25.5 Sekretari i Pergjithshem ne mungese te Kryetarit, ushtron te gjitha kompetencat e tij.

Kryesia e Partisë

Neni 26


26.1 Kryesia eshte organ drejtues, ekzekutiv dhe zgjedhet nga KD i PDK-së.
26.2 Kryesia përbëhet prej Kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm, kater nënkryetarëve dhe anëtarëve te tjerë të zgjedhur nga Këshilli Drejtues,
26.3 Kryesia ka 27 +2 anëtarë,
26.4 Mandati i anëtarëve të Kryesisë zgjatë dy vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
26.5 Kryesia zgjedhet në mbledhjen e parë të Këshillin Drejtues, që mbahet pas Kongresit zgjedhor, në raunde të veçanta votimi, me propozim të Kryetarit dhe te KD. Pas zgjedhjes së Kryesisë, zgjedhen nënkryetarët dhe sekretarët.Zgjedhjet bëhen me më shumë kandidat dhe votim te fshehtë.
26.6 Zgjedhja bëhet në bazë të Rregullores për zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë për të gjitha nivelet e organizimit. Konsiderohet i zgjedhur ai kandidat, i cili ka fituar më tepër se gjysmën e votave të anëtarëve me të drejtë vote.
26.7 Nëse kandidatët nuk e fitojnë këtë shumicë, atëherë mbahen raunde të tjera të votimit. Të zgjedhur janë ata që marrin shumicën e përgjithshme të votave. Në rast të votave të barabarta organizohen, sipas nevojës, zgjedhjet e balotazhit (zgjedhjet e dyta). Në rast se sërish numri i votave është i barabartë, vendoset me short.
26.8 Në propozimin për zgjedhjet plotësuese, emrat e kandidatëve shënohen sipas rendit alfabetik dhe duhet t´u dorëzohen anëtarëve te KD ne fillim të mbledhjes.
26.9 Jo më shumë se gjysma e anëtareve te Kryesisë mund të jenë ne perberje te Qeverisë.
26.10 Anëtarë të Kryesisë me te drejtë vote, sipas funksionit, jane edhe Kryetaja e GDK-së dhe Kryetari I RDK-së.

Organet në strukturat tjera e PDK-së

Neni 27


27.1 Organet drejtuese të Degës janë:

a) Kuvendi,
b) Këshilli i Deges,
c) Kryesia,
ç) Kryetari.

27.2. Organet drejtuese të Nëndegës janë:
a) Kuvendi,
b) Kryesia,
c) Kryetari.

27.3 Organet drejtuese të Seksionit janë:
a) Kuvendi, - të gjithë anëtarët e seksionit,
b) Kryesia, 5 - 7
c) Kryetari.

27.4 Kryetarin e Deges e zgjedh Kryesia e Dëgës.
27.5 Fushëveprimtaria, përbërja dhe mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese përcaktohen me Rregulloren për zgjedhjen e organeve drejtuese të PDK-së,
27.6 Rregulloren e miraton Këshilli Drejtues i PDK-së.

Pasuria dhe burimet

Neni 28


28.1 Pasurinë e PDK-së e përbëjnë patundshmëritë, mjetet themelore,paratë e gatshme, pagesat e anëtarësisë, donacionet dhe subvencionet, dhuratat dhe trashëgimia në bazë të testamenteve, si dhe të ardhurat nga aktiviteti i Partisë i ndërmarrë me pasurinë dhe burimet e saj.
28.2 Në rast të shpërbërjes së Partisë, përpilohet llogaria përfundimtare, e cila duhet të përmbajë aktivën, pasivën dhe saldon, sipas pikës 31.1.
28.3 Mjetet e mbetura, pas përmbushjes së obligimeve ndahen sipas vendimit të Këshillit Drejtues, për:

a) Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës xx %,
b) Shoqatën e Invalidëvë të Luftës të UÇK-së xx %,
c) Shoqatën për Përkujdesje për Familjet e Dëshmorëve, xx %,

28.4 Sekretari për Financa drejton afarizmin e PDK-së në marrëveshje me Kryetarin dhe Sekretarin e përgjithshëm, sipas vendimeve të Kongresit, të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë,
28.5 Kryesisë së PDK-së i takon përmbushja e obligimeve të rregullta të llogarisë publike në përputhje me ligjin.
28.6 Kryesia e PDK-së, në marrëveshje me degët, realizon mjete financiar brenda PDK-së.

Neni 29

29.1 Kryesia e PDK-së menagjon të gjitha mjetet financiare dhe pasurinë tjetër në nivel qendror.
29.2 Kryesia kontrollon menaxhimin e pasurisë edhe ne nivele tjera te strukturave te Partise.
29.3 Mjetet finaciare te PDK-së deponohen ne llogarinë bankare te Partisë në qendër dhe degë.
29.4 Kryesia e ka për obligim të kërkojë dhe realizojë kthimin e borxhit nga huamarrësit. Në rast kontesti gjyqësor, anëtari i autorizuar nga Kryesia përfaqëson PDK-në në procedurat gjyqësore dhe jogjyqësore
29.5 Menaxhimi i mjeteve financiare dhe funksionimi i arkës rregullohen me rregullore të veçantë dhe me vendimet e Këshillit Drejtues.

Neni 30

30.1 Kryesia e PDK-së është e autorizuar t'i mbrojë të drejtat e personaliteteve të PDK-së, veçanërisht të drejtën e emrit dhe të postit, derisa të jenë të zgjedhur ose të emëruar në ato poste,
30.2 Kryesia e PDK-së apo Komisioni i Kontrollit nuk mund t'i detyrojë anëtarët e Partisë, që merren me biznes, me obligime materiale,
30.3 Anëtari i PDK-së nuk mund të veprojë kundër Partisë së vet, Kryesisë së saj apo kundër Komisionit të Kontrollit.

Neni 31

31.1 Kryesia, në çdo kohë mund t'i kontrollojë strukturat e PDK-së dhe nismat e saj, si dhe grupet e punës dhe prej tyre të kërkojë shpjegime dhe llogari,
31.2 Kryesia e PDK-së ka të drejtë që në të gjitha takimet partiake t'i këshillojë pjesëmarrësit, trupat e Partisë dhe grupet e punës,
31.3 Kryesia angazhohet që çdo kryesi e degëve dhe e nëndegëve t'i përmbushë detyrimet e dhënies së llogarisë publike,
31.4 Menaxhimi i mjeteve financiare dhe funksionimi i arkës rregullohen me rrugullore te veqantë dhe me vendim të KD.

Neni 32

32.1 Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka të drejtë t'i mbajë ose harxhojë mjetet e PDK-së pa vendim të organit përkatës.
32.2 Asnjë anëtar nuk ka të drejtë, pa vendim të KD, t'i shikojë dokumentet afariste apo dokumentet e Kryesisë, të Komisionit të Kontrollit apo të Partisë, të bëjë hartime prej kopjeve apo ekstrakte të tyre, të kërkojë informacione apo raporte për gjendjen e pasurisë të anëtarëve të PDK-së.

Komisioni i kontrollit

Neni 33

33.1 Për kontrollin e te gjithave strukturave drejtuese dhe të sektorëve të administratës të Partisë, si dhe për shqyrtimin e ankesave, Kongresi i Përgjithshem zgjedh Komisionin e Kontrollit prej pesë (5) anëtarëve.
33.2 Në rast të konfliktit të interesit të ndonjë anëtari te Komisionit, i njejti nuk mund të merrë pejsë ne shqyrtimin e ceshtjës së caktuar.
33.3 Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të kontrollit bëhet me votime të fshehta të shumicës së të pranishmëve,
33.4 Në rast të numrit të njejtë të votave, vendoset me short,
33.5 Për drejtimin e punës, Komisioni i Kontrollit zgjedh Kryetarin nga radhët e veta.
33.6 Kontrolli behet të paktën një herë në vit dhe sipas nevojes.
33.7 Të gjitha dërgesat për Komisionin e kontrollit i drejtohen kryetarit të Komisionit,
33.8 Me kërkesën e Komisionit të Kontrollit apo të Kryesisë, mund të mbahen mbledhje të përbashkëta,
33.9 Komisioni i Kontrollit është i obliguar t'i kryejë detyrat e revizionit sipas nenit xx të Rregullores mbi Afarizmin Financiar të PDK-së.

Komisionet Hetimore

Neni 34


34.1 Në rastet kur konsiderohet e nevojshme, strukturat organizative partiake formojne Komisionet Hetimore, të cilat kanë për detyrë t'i kryejnë hetimet paraprake, t'i dëgjojnë dëshmitë e palëve apo sqarimin e ndonjë rrethane, e cila mund të shpie në zgjidhjen e drejtë të çështjes.
34.2 Komisionet Hetimore pas konstatimit te gjendjes faktike, vleresimet dhe propozimet e veta ia paraqesin organit që i ka themeluar. Organi që e ka themeluar komisionin, merr vendim i cili i obligon strukturat organizative te Partisë.
34.3 Zhvillimi i procesit hetimor përcaktohet me rregullore të veçantë, të cilën e miraton Kongresi i PDK-së.

Komisionet e Arbitrazhit

Neni 35


35.1 Komisionet e Arbitrazhit formohen ne qender dhe nëpër degë të PDK-së për zgjedhjen e kontesteve politike, programore dhe organizative.
35.2 Anëtarët e Komisionit të Arbitrazhit zgjedhen nga Kongresi me vota të fshehta për dy vjet.
35.3 Fushëveprimi dhe procedura e Komisionit të Arbitrazhit rregullohet me rregullore të veçantë.
35.4 Në rast nevoje themelohen më shumë komisione, kompetencat e të cilave vlejnë për periudha të caktuara.
35.5 Në Komisionin e Arbitrazhit zgjedhet një kryetar, një zëvendëskryetar dhe katër anëtarë.

Disiplina partiake

Neni 36


36.1 Kundër anëtarëve te Partisë, duke perfshirë edhe ata që kanë marrë pozita në emër të PDK-së, të cilit kundërshtojnë me këmbëngulje ose shkelin vendimet e Kongresit të PDK-së, të organizatës partiake, Programin dhe Statutin,dëmtojne interesat e Partisë, bëjnë veprime të pandershme ap shkelin rëndë parimet bazë të Partisë, demtojnë fuqine vepruese dhe prestigjin e partise, ndaj tyre zhvillohet procedura disiplinore.
36.2 Në rast se konstatohen shkelje, merren këto masa diciplinore:

a) Qortim,
b) Marrje e përkohshme e disa apo e të gjitha funksioneve (neni 11, paragrafi 1), në kohëzgjatje deri në tri vjet,
c) Pushim i përkohshëm i disa apo i të gjitha të drejtave nga anëtarësia, deri në tri vjet,
ç) Largim apo përjashtim nga Partia.

36.3 Masa e largimit apo përjashtimit mund të shqiptohet vetëm nëse konstatohet se me veprimet e tij anëtari i ka shkaktuar dëme të rënda PDK-së.
36.4 Kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore partiake i bëhet Komisionit për Mbrojtjen e Statutit te nivelit perkates nga çdo anëtar i organizatës partiake (neni 8) të cilës i përket anëtari,
36.5 Anëtar i Komisionit nuk mund të jetë personi, kundër të cilit ka filluar procedura.
36.6 Komisioni per Mbrojtjen Statutore është i obliguar ta shqyrtojë rastin dhe të propozojë masat mbrenda 30 dite.
36.7 Ne rast se personi, ndaj te cilit eshte shqiptuar masa disiplinore, ose struktura e Partisë apo anëtari i Partisë që ka inicuar rastin, nuk pajtohen me masen e shqiptuar, rasti duhet te percillet në Komisionin Qendror te Mbrojtjes së Statutit, vendimin e të cilit mund ta ndryshojë vetëm Kongresi.

Informimi

Neni 37


37.1 Anëtarët e PDK-së kanë të drejtë të informohen në mënyrë objektive dhe me kohë për vendimet e të gjitha organeve drejtuese.
37.2 Informimi i anëtarëve të PDK-së bëhet nëpërmjet formeve te brendshme të infirmimit si dhe organit të PDK-së, në të cilin publikohen vendimet, qendrimet, etj, të marra nga organet drejtuese në të gjitha nivelet.
37.3 Është obligim i Degëve të PDK-së që në afat prej tri ditësh ta informojnë Zyren Qendrore te Informimit dhe Redaksinë e organit për vendimet e marra nga seksionet dhe nëndegët.
37.4 Çështja e organizimit dhe funksionimit te informimit rregullohen me Rregulloren për Informim, të cilën e miraton Këshilli Drejtues.

Vendimmarrja ne Parti

Neni 38


38.1 Vendimi merret me konsensus ose me votim.
38.2Vendimi merret pas debatit dhe kembimit të lirë të mendimeve. Vendimi i miratuar me shumice votash është i detyrueshem për të gjithe antarët e organit që e merr dhe për atatë cilëve u referohet.
38.3 Pakica qe ka votuar kunder, ka te drejtë të shfaq pikpamjet e saj në mbledhje ose ne shtypin e Partisë si edhe të kerkoj rishqyrtimin e probleneve te diskutueshme ne organin drejtues.
38.4 Vendimin mund të anuloj vetëm organi që e ka marrë ose Komisioni per Mbrojtjen e Statutit.
38.5 Vendimi i strukturave me te ulta partiake nuk mund te anulohet nga struktura më të larta, pervec rastit kur cmohet se është ne kundershtim me Programin dhe Statutin e Partisë.

NOMINIMI PER FUNKSIONE TE LARTA SHTETERORE

Neni 39


39.1 Nominimi për Kryetar, Kryetar te Kuvendit, Kryeministër, ministra etj. të Kosovës bëhet me anë të votimit.
39.2 Zgjedhja e kandidatëve për funksionet e larta shtetërore bëhet me vendim të Këshillit Drejtuesë me propozimin e Kryesisë.
39.3 Zgjedhet ai që fiton më shumë se gjysmën e votave të vlefshme.
39.4 Nëse asnjë kandidat nuk e fiton këtë shumicë, atëherë organizohen zgjedhjet e balotazhit për dy kandidatë të plasuar më mirë. Zgjidhet kandidati që fiton më shumë vota.

Neni 40


40.1 Funksionar i PDK-së është personi i zgjedhur nga organet e Partisë për një funksion të caktuar udhëheqes,
40.2 Funksionari e humb funksionin:

- nese kalon në funksion të ri,
- pas shkarkimit nga funksioni partiak,
- pas perfundimit te mandatit
- nëse jep dorëheqje,
- nese humbe anëtarësinë në PDK.

40.3 Kur PDK ështe ne opozitë, KD mund te themelojë Kabinetin per Qeverisje të Mirë, për të cilen vlejnë procedurat e njejta të zgjedhjes se kandidateve per funksione shteterore.

Zgjedhjet Nacionale dhe Komunale

Neni 41


41.1 Për propozimin e kandidatëve për zgjedhjet Nacionale dhe Komunale vlejnë përkufizimet e Ligjit Zgjedhor dhe të këtij Statuti.
41.2 Për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe për Kuvendet Komunale, përfaqësimi i femrave dhe i meshkujve sigurohet nëpërmjet propozimit të listës së përbashkët të Partisë.
41.3 Lista përpilohet sipas kritereve të parapara me Ligjin Zgjedhor.
41.4 Kandidatët për zgjedhje Komunale i propozon Këshilli Drejtues i Degës, ndërsa vendimin për përcaktimin e listës e merr Këshilli Drejtues i PDK-së.
41.5 Kandidatët për zgjedhje Nacionale propozohen nga Kryesia ne bashëkpunim me Degët.
41.6 Kandidatët për funksione shtetërore, i paraqesin KD biografi me të dhëna të plota personale në te cilat perfshihet pergatitja profesionale dhe veprimtaria politike.
41.7 Listën përfundimtare për kandidat në zgjedhjet Nacionale, pas një debati, e miraton KD i PDK-së.

Neni 41/a

41/a.1 Nesë në Mbledhjen e parë të Asamblesë Komunale Dega e PDK-së nuk arrin ta konstituojë Asamblenë, në këtë rast ndërhyn Kryesia e PDK-së.

Neni 41/b

41/b.1 PDK zhvillon politikën e saj në organet e pushtetit shtetëror nëpër mjet përfaqesuesve te zgjedhur në keto organe,
41/b.2 Deputetët e PDK-së të zgjedhur ne Kuvend përbejnë Grupin Parlamentar të PDK-se. Grupi i deputeteve te PDK-së është strukturë politike e Partisë. GP paraprakisht diskuton për cështjet që do të shqyrtohen, percakton taktikën e veprimit dhe shfaq e mbron ne Kuvend qendrimin e PDK-së në zbatim të Programit te saj.
41/b.3 Shkalën e autonomisë se anëtarëve të vet për votim në seancën parlamentare, GP e vendos paraprakisht, sipas rëndësisë dhe natyrës së ceshtjes që shqyrtohet.
41/b.4 Vendimi politik i marre me shumicën e votave është i detyrueshem për anëtarët e GP.
41/b.5 Menyra e organizimit dhe e veprimit te GP percaktohet me Rregullore te vecantë të KD.
41/b.6 Deputeti i PDK-së përmbushe të gjitha detyrimet dhe kërkesat e Rregullores së brendshme të GP.
41/b.7 Për Keshilltarët Komunalë vlejnë, te gjitha rregullat që vlejnë për GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Shpallja e zgjedhjeve

Neni 42


42.1 Kandidatët për Kryetar të Kryesisë në të gjitha nivelet, para prakisht duhet ta paraqesin kandidaturën e tyre me shkrim. Kandidatura duhet te paraqitet me shkrim se paku një muaj para mbajtjes se Kuvendit. Kerkesa i paraqitet Kryesise se Deges per regjistrim. Anëtari i Kryesisë nuk mund të jetë kandidati që nuk e ka së paku një mandat ne KD apo Keshillin e Degës.
42.2 Kandidatët për Kryetar duhet ta prezentojnë programin e tyre para organit që i zgjedh.
42.3 Gjatë fushates zgjedhore në Parti, kandidatët nuk guxojnë t'i fyejnë ose të dezinformojnë në lidhje me oponentët e tyre. Fushta perfundon ne momentin kur zgjedhen organet udhëheqëse te Partisë.
42.4 Nësë nuk është berë kandidimi me kohë kundërkandidatin në Kuvend apo Kongres mund ta propozojnë ¼ e numrit te pergjithshëm te delegatëve të Kuvendit apo Kongresit.

Propozimi

42.5 Zgjedhjet mund të mbahen nëse ato janë pergatitur me rendin paraprak të ditës, i cili u dërgohet anëtarëve, përkatësisht delegatëve të paktën një javë më heret.

Neni 43

43.1 Zgjedhjet për organe drejtuese në të gjitha nivelet behen me votim të fshehtë, të lira e te drejta me me shumë kandidat, te parapara më këtë Statut dhe më Rregullore të veçantë,
43.2 Zgjedhjet bëhen me fletëvotime. Janë të lejueshme aparaturat për numërimin e votave,
43.3 Të pavlefshme janë fletëvotimet kur:

a) ka më shumë të votuar se sa zgjedhen,
b) përmbajnë fjalë ofenduese për kandidatët ose Partinë,
c) janë të formatit dhe të disenjuara ndryshe nga është përcaktuar nga organi përkatës,
ç) janë të grisura,

43.4 Abstenimet janë vota të vlefshme dhe numërohen.
43.5 Propozimet për zgjedhje duhet të plotësojnë parakushtet sipas rregullorës. Kryesitë përkatëse kanë të drejtën e propozimit.
43.6 Kandidatët që kanë një detyrë publike para zgjedhjeve, duhet t'i bëjnë publike të ardhurat e tyre.

Renditja në fletëvotim

Neni 44


43.1 Në rast se paraqiten më shumë kandidatë të PDK-së për t'u zgjedhur, radhitja bëhet sipas rendit alfabetik.

Raundet e zgjedhjeve të ndara

Neni 45


45.1 Kryesia ose komisionet tjera partiake zgjedhen sipas Rregullorës, ndaras nga njëra-tjetra:

a) kryetari,
b) zëvendëskryetari,
c) anëtarët.

45.2 Zgjedhjet mund të caktohen ose lejohen në raunde të ndara për zgjedhje.
45.3 Nëse me Statut ose Rregullore nuk është i përcaktuar numri i anëtarëve të tjerë, atëherë duhet të caktohet numri i anëtarëve të atij organi ose komisioni para zgjedhjes.

Zgjedhja për plotësimin e një posti partiak

Neni 46


46.1 Nëse janë propozuar dy apo më shumë kandidatë, zgjedhet ai që fiton më shumë vota,
46.2 Nëse kandidati nuk fiton shumicën e votave, zhvillohet një raund tjetër i zgjedhjeve, në të cilin vendos shumica e votave.
46.3 Në rast të votave të njëjta, zhvillohen zgjedhjet e balotazhit.
46.4 Nëse sërish barazohen votat, atëherë vendos shorti.

Zgjedhja për plotësimin e organeve që kanë shume anetarë

Neni 47

47.1 Në raundet e zgjedhjeve, në të cilat njëkohësisht zgjedhet më shumë se një person (lista e zgjedhjeve,në një fletëvotim mund të zgjedhen aq kandidatë sa janë për t'u zgjedhur. Një fletevotim është vlefshëm kur janë rrumbullaksuar së paku gjysma e kandidatëve që duhet të zgjedhen.
47.2 Në listën e zgjedhjes zgjedhen ata kandidatë që kanë fituar numër më të madh të votave, për aq sa plotësojnë kuotën e paraparë.
47.3 Në rast se për plotësimin e vendit të fundit ka më shumë kandidatë me numër të njejtë të votave, zhvillohet raundi i dytë për këta kandidatë,
47.4 Për plotësimin me delegatë rezervë, vlen rregulla vijuese: nëse mungon një delegat, atëherë plotësohet me një delegat tjetër, nëse mungon një delegate, atëherë plotësohet me një delegate tjetër.

Shkarkimi

Neni 48


48.1 Për shkarkimin e funksionarëve vlejnë rregullat përkatëse sipas procedurës së zgjedhjes së tyre.
48.2 Kërkesa për shkarkim duhet të argumentohet,
48.3 Vendimin për shkarkim e merr organi i cili e ka zgjedhur.
48.4 Vendimi mirret nëse për të votojnë shumica e anëtarëve të pranishëm të atij organi.
48.5 Shkarkimi i funksionarëve duhet të paraqitet për t'u përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes paraprake, në të cilën duhet të votohet për kërkesën e shkarkimit. Ky rend dite duhet t'u dërgohet me kohë anëtarëve, përkatësisht delegatëve.

Rizgjedhjet

Neni 49


49.1 Për rizgjedhjet vlejnë të njejtat rregulla si për zgjedhjet,
49.2 Rizgjedhja e një funksionari bëhet kur përfundon mandati i funksionit të mëparshëm,
49.3 Zëvendësimi i postit të funksionarit të shkarkuar, nuk mund të bëhet në mbledhje në të cilën është bërë shkarkimi i tij. Kjo caktohet për rendin e ditës të mbledhjes së ardhshme.

Kundërshtimi dhe pavlefshmëria e zgjedhjeve

Neni 50


50.1 Për kundërshtimin e zgjedhjeje apo kanstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, vendoset sipas dispozitave të këtij Statuti dhe Rregullores për zgjedhjen e organeve drejtuese të PDK-së,
50.2 Vendimin e merr Kryesia, sipas propozimit të Komisionit Zgjedhor ose të Komisionit të Arbitrazhit.
50.3 Nëse zhvillohen zgjedhjet për organet e Seksionit ose Nëndegës, kompetent është Komisioni i Arbitrazhiti i Degës përkatëse.
50.4 Vendimi i Komisionit të Arbitrazhit është përfundimtar.
50.5 Komisioni i arbitrazhit mund të thirret vetëm atëherë kur është vendosur për kundërshtimin apo pavlefshmërinë e zgjedhjeve nga ana e Kryesisë.
50.6 Në rast të dekretimit të Kryesisë gjatë kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve që të mos ketë zgjedhje të reja, çdo anëtar brenda një jave mund t'i drejtohet Komisionit të Arbitrazhit.
50.7 Në rast të dekretimit të Kryesisë për zgjedhje të reja, duhet që ajo të therret mbledhje të menjëhershme në të cilën inicohen zgjedhje të reja,
50.8 Për shkak të kundërshtimit të zgjedhjeve apo konstatimit të pavlefshmërisë së zgjedhjeve, Gjykata Shtetërore mund të thirret vetëm atëherë kur të ketë vendosur Komisioni i Arbitrazhit.

Kundërshtimi i zgjedhjeve

Neni 51


51.1 Kompetentë për kundërshtimin e zgjedhjeve janë:

a) Kryesia e Partisë,
b) Kryesitë e Degëve,
d) Një e dhjeta e pjesëmarrësve të mbledhjes me të drejte vote,

51.2 Gjatë punës kolektive, kompetent për kundërshtimin e zgjedhjeve është Kryesia e PDK-së.
51.3 Kundërshtimi i zgjedhjeve është i lejueshëm brenda dy javëve, që nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve. Kryesia e PDK-së, në bazë të nenit 50.7, mundet që brenda këtij afati të caktojë zgjedhje të reja.
51.4 Zgjedhjet mund të kundërshtohen nëse konstatohet se ka pasur:
a) influencim në rezultatin e zgjedhjeve,
b) keqpërdorim të fletëvotimeve,
c) parregullësi gjatë procesit të votimit dhe numrimit të votave.
51.5 Shpallja e kundërshtimit të zgjedhjeve duhet të bëhet me shkrim në tre kopje dhe, sipas nenit 54.2, duhet t'i dërgohet Kryesisë përgjegjëse në afatin e caktuar. Aty duhet të paraqiten arsyet për kundërshtimin dhe dëshmitë, veçanërisht dëshmitarët dhe certifikatat,
51.6 Nëse kundër vendimit të Kryesisë thirret Komisioni i Arbitrazhit, atëherë vlen paragrafi 51.4,
51.7 Shpallja e kundërshtimit të zgjedhjeve nuk ka ndikim të mëvonshëm.
51.8 Në bazë të nenit 51.5, Kryesia përgjegjëse dhe Komisioni i Arbitrazhit mund të shpallin dekret të përkohshëm.

Neni 52

52.1 Sipas nenit 51.5, Kryesia kompetente duhet të dekretojë zgjedhjet e reja nëse:

a) është zgjedhur një person që nuk është anëtar. Përjashtimet, në bazë të Rregullores, mbeten të paprekura në zgjedhjet Komunale dhe Nacionale, ku në listat e Partisë mund të radhiten edhe simpatizantët dhe donatorët e saj,
b) dikush që është zgjedhur në funksion, ndonëse Komisioni i Arbitrazhit ka vendosur ndryshe,
c) i zgjedhuri i takon një partie tjetër politike,
ç) nuk është zgjedhur në mënyrë të fshehtë, siç është paraparë me Rregullore,
d) zgjedhja është bërë nën presion apo me dhunë,
dh) është falsifikuar materiali zgjedhor.

52.2 Verifikimi i pavlefshmërisë së zgjedhjeve mund të kërkohet nga çdo anëtar i Partisë,
52.3 Kërkesa për konstatimin e pavlfshmërisë së zgjedhjeve mund të shtrohet edhe gojarisht para Kryesisë përgjegjëse.
52.4 Nëse Komisioni i Arbitrazhit konstaton pavlefshmërinë e zgjedhjeve ose zgjedhjet i shpall të paligjshme, atëherë vlen neni 51.8.

Shpërbërja

Neni 53


53.1 Nëse Partia ka vendosur që të shpërbëhet, të shkrihet në një parti tjetër apo të bashkohet në një lidhje partishë, atëherë vendoset me referendum,

Neni 54

54.1 Kryesia cakton ditën edhe kohën e referendumit, që duhet të publikohet në Informatorin e PDK-së më së voni dy javë para ditës së votimit në referendum. Votimi duhet të bëhet brenda tre muajve nga dita e marrjes së vendimit për referendum.

Neni 55

55.1 Çdo anëtar, i cili e ka paguar anëtarësinë, ka të drejtë vote.
55.2 Në fletëvotim theksohet se për çka votohet në referendum dhe ipet një përgjigje: jo ose po.
55.3 Çdo nëndegë paraqet një qendër votimi,
55.4 Referendumin e zbaton Komisioni për Referendum, i cili emëron nënkomisionet nëpër degë dhe këshillat e referendumit nëpër nëndegë,
55.5 Rezultatet e referendumit i shpall Komisioni për Referendum.

Neni 56

56.1 Kryesia e Partisë është përgjegjëse për përmbajtjen, disenjimin,
shtypjen dhe shpërndarjen e fletëvotimeve, procesverbaleve dhe materialit tjetër votues në Degë,
56.2 Degët i dorëzojnë fletëvotimet në Kryesitë e Nëndegëve,
56.3 Kryesitë e Nëndegëve janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e referendumit. Ato duhet t'ua bëjnë të njohur anëtarëve kohën e votimit, vendin e votimit dhe për çka votohet. Ato marrin masa paraprake për mbarëvajtjen e votimeve, vendosin për vlefshmërinë e votave, përpilojnë procesverbalin për rrjedhën e votimit, e dërgojnë menjëherë në Degë rezultatin e votimit në referendum,
56.4 Degët e njoftojnë Kryesinë e PDK-së me rezultatet e votimit. Fletëvotimet dhe procesverbalet e votimit ruhen në Degë së paku një vit,
56.5 Referendumi është i suksesshem nëse votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve me të drejtë vote nga regjistri i votuesve.
56.6 Rezultatet e votimit mblidhen nga të gjitha degët dhe botohen në Informatorin e PDK-së,
56.7 Nuk mund të organizohet referendum i ri për të njëjtën çështje pa kaluar një vit.

Ndryshimi i statutit

Neni 57


57.1 Statuti i PDK-së mund të ndryshohet vetëm nga Kongresi i Partisë, me votat e dy të tretave të delegatëve pjesëmarrës në Kongres:
57.2 Kërkesë për ndryshimin e Statutit mund të parashtronë:

a) Këshilli Drejtues,
b) Kryesia,
c) 10 % e degëve,
ç) Komisioni për Akte Normative,

57.3 Në rast se një dispozitë e Statutit paraqet pengesë për zgjerimin dhe funksionimin e organeve partiake, me vendim të Këshillit Drejtues mund të bëhet shmangie nga ajo dispozitë,
57.4 Shmangia duhet të raportohet dhe miratohet nga Kongresi i ardhshëm i PDK-së.

Neni 58

58.1 Ky Statut hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kongresi i PDK-së,
58.2 Me këtë Statut shfuqizohen dispozitat e Statutit miratuar në Kongresin e mbajtur më 21 maj 2000.
58.3 Gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti, duhet të përfundojë procedura e harmonizimit të rregulloreve ekzistuese dhe miratimi i rregulloreve të reja, të parapara me këtë Statut,
58.4 Përgjegjës për hartimin e projektrregulloreve është Komisioni për Akte Normative, kurse për miratimin e tyre është Kryesia dhe Këshilli Drejtues,

Neni 59

59.1 Dispozitat e këtij Statuti nuk kanë efekt retroaktiv në zgjedhjen e organeve të seksioneve, nëndegëve dhe degëve të bëra para miratimit të këtij Statuti,

Neni 60

60.1 Obligohet Kryesia e PDK-së obligohet që në afat prej 30 ditësh ta botojë tekstin integral të Statutit, si botim të veçantë,
60.2 Statuti duhet t'u dërgohet të gjitha degëve, nëndegëve dhe seksioneve,

Neni 61

61.1 Interpretimin autentik të Statutit e bën Kongresi i PDK-së, kurse sqarimet e nevojshme rreth implementimit i bën Komisioni për Akte Normative.

Neni 62

62.1 Të gjitha organet partiake janë të obliguara të pajisin me Statut anëtarët e vet si edhe anëtarët e tjerë të interesuar.

Amandamentet e Këshillit Drejtues të PDK-së

Këshilli Drejtues i PDK-së, në mbledhjen e dytë të rregulltë me autorizim të Kongresit të Përgjithshem, me datë 09.11.2005 nxori këto amandamente:

A/1 Kryetarët e Degëve të PDK-së janë anëtarë të KD sipas funksionit
A/2 Kryesia e PDK-së përbëhet nga 27 anëtarë dhe nga kryetarët e GDK-së dhe të RDK-së sipas funksionit.
A/3 Këshilli Drejtues i PDK-së përbëhet nga 105 anëtarë.

Prishtinë, 8,9 tetor. 2005

Kryetari

Hashim Thaçi


Shpjegim:
Miratuar në Kongresin e Parë Zgjedhor me 19-21 qershor 2000.

Plotësuar në Kuvendin e Dytë Zgjedhor me 29 qershor 2002.

Plotësuar ne Kongresin e Tretë Zgjedhor me 8-9 tetor 2005.

Kalendari i aktiviteteve

Prill 2014
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930